Situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit dhe pritja e opinionit të Komisionit të Venecias janë dy arsyet që kanë bërë që të shtyhet afati i komisionit hetimor për presidentin Meta.
Anëtarët e tij kanë organizuar sot një mbledhje online të drejtuar nga kreu i saj Ulsi Manja, u mor vendimi i ndërmjetëm që ti kërkohej Kuvendit zgjatja e afatit të veprimtarisë së komisionit hetimor deri më datën 31 korrik 2020.
“Opinionet e planifikuara për seancën e Marsit, shtyhen në seancën e 19-20 Qershorit 2020,”- u tha në njoftimin e Komisionit të Venecias.
