Zjarret në vend kanë aktive dhe po djegin me mijëra hektarë me pemë. Në Dropull situata është drejt normalizimit. Mesditën e djeshme kanë ardhur në ndihmë dy avion grek të cilët kanë bërë të mundur edhe shuarjen e zjarrit në disa zona ku është dhe rreziku më i madh për banorët.
Në fshatrat Fratar, Lugar,Terihat dhe Grapsh. Nuk ka dëme as në banesa as në njerëz.
Avionët janë rikthyer në mëngjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve të cilat deri rreth orës 3 të mëngjesit kanë qenë mbi fshatin Grapsh. Ndërkohë në orët e para të mëngjesit dhe një helikopter i emergjencave civile ka ardhur në ndihmë.
Momentalisht zjarri është në bashkinë Finiq ku dhe avionët grek janë duke bërë të mundur shuarjen e zjarreve.
