Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Situata në Kadastrën e Durrësit është katastrofike, Lame: Mos na ndërhyni, po patët fuqi shkoni te Rama

11:17 / March 30, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan lame
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa dha një deklartë për mediat, kreu i Kadastrës, Artan Lame bëri një pasqyrim të gjendjes në të cilën ndodhet Arkivi i Kadastrës së Durrësit. Lame u shpreh se regjistrat në këtë arkiv janë në një gjendje që kalon kufijtë e çdo imagjinate duke theksuar se ka shumë mangësi.

Gjithashtu, Artan Lame njoftoi se është hartuar një raport me 600 faqe i cili pritet t’i dorëzohet dy institucioneve, ministrisë së Drejtësisë dhe kryeministrisë. Në lidhje me këtë, ai kërkoi që të mos ndërhyhet nga askush pasi asgjë nuk ka për të ndryshuar, ndërsa tha me ironi se “kush ka fuqi le të shkojë të Rama”.

Mes të tjerash, Lame shtoi më tej se qytetarët nuk duhet ta dinë ku ndodhet zyrat e Kadastrës, por ata duhet të aplikojnë dhe të presin qe shërbimin ta marrin nga portali qeveritar “e-albania”.

“Situata e trashëguar në zyrën e arkivit të regjistrimit të pasurive në Durrës e kalon çdo imagjinatë.

Arkivi ka 1063 regjistra dhe nga këto 152 regjistra të pasurive të paluajtshme janë në gjendje të mirë, të tjerët paraqesin prekje dhe ndryshime brenda tyre.

Në këto regjistra mungojnë 730 fletë. Mjafton të marrësh një nga këto regjistra dhe shikon që fleta nga fleta ndryshon. Kushdo që ka punuar qoftë edhe një ditë të vetme në administratë e di që regjistrat sekretohen, lidhen në mënyrë të pahapshme dhe nuk duhet të preken. Ti mund të shkruash dhe të fshish, por jo të heqësh faqe. Pra vetëm faqet që mungojnë tërësisht.

Rezultojnë 569 faqe të dubluara. Pra shtëpia ose prona e Hasanit eksitoni edhe këtu edhe në një vend tjetër si shtëpi dhe pronë e Hysenit. Kur vinte Hasani i jepnin letrat dhe kundër letrat si Hasani, kur vinte Hyseni ja jepnin si Hyseni. Të dy këta ishin në të njëjtën shtëpi, dhe kur përplaseshin çështja përfundonte në gjyq.

Rezultojnë 25 faqe të grisura, duken si pak, por nuk janë pak. Këto faqe edhe kur i kanë grisur i kanë grisur pa kujdes. I ka mbetur vetëm rrënja e faqes që është grisur.

Janë edhe 1548 faqe bosh, janë brenda regjistrit.

Mjaft më me këtë histori dhe këtë situatë. Mos e thoni se ku janë zyrat e Kadastrës, qytetari duhet të aplikojë dhe të presë shërbimin në e-albania.

Arkivi sot është i inventarizur. Raporti është 600 faqe dhe ka të dhëna çfarë mungon dhe çfarë nuk mungon dhe askush nuk mund të vërë dorë pa lënë gjurmë. Ka sistem kamerash dhe sistem të mbrojtjes. Ky material do ti përcillet edhe ministrisë së drejtësisë dhe zyrës së kryeministrisë. Vetë drejtoria është gjendur nën sikletet e bërjes së kësaj pune nga ata që nuk e donin të bëhej këtë gjë. Duke e lënë minimalisht në dy institucione po ua them të gjithëve që mos na bini më në qafë sepse ky material është i shpërndarë edhe në zyra të tjera po patët fuqi të shkoni te Rama ti thoni nda ndërro ca flete të ai raporti i Lames le të shkojnë, përndryshe është e kot të na ndërhyjnë sepse nuk ndërhyhet më”, deklaroi Lame.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.