Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Situata në Kosovë, Moisiu kritikon Borrell e Lajçak: Po tentojnë ta bëjnë ujkun një qingj

11:10 / June 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alfred moisiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, ka komentuar situatën në veri të Kosovës dhe rolin e Shqipërisë. Nga Shkodra, teksa zhvilloi një leksion të hapur me studentë të fakultetit të drejtësisë, ai ironizoi përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak, duke thënë se vijnë nga 2 vende që nuk e njohin Kosovën.

“Është e vërtetë që Kosova është në një situatë të vështirë. Lufta për pushtet ngatërrohet me luftën për komb. Si mund të zgjidhet ky konflikt kur në krye janë 2 njerëz që vijnë nga shtete që nuk e njohin Kosovën, Borrell nga Spanja dhe Lajçak nga Sllovakia. Po tentohet që ujkun ta bëjmë qingj dhe qingjin ta bëjmë ujk. Nga na doli tani që Serbia qenka kaq e mirë?”, tha Moisiu.

Gjatë bashkëbisedimit të tij me studentë dhe pedagogë, Moisiu kishte kritika edhe për klasën politike në vendin tonë.

“Klasa jonë politike ka mungesë të theksuar të kulturës ligjore dhe kushtetuese. Jemi i vetmi vend ku kryeministri është i betonuar. Merr votat dhe thotë 4 vjet mirupafshim. Nuk ka Zot që e lëviz nga vendi. Një dëm të madh na bën korrupsioni. Është interesant se ato që çirren më shumë për luftën ndaj korrupsionit janë kapot e korrupsionit. Reforma në drejtësi ishte një arritje, por po ecën shumë avash dhe ka dy defekte. Kur flet drejtësia, politika hesht. Gjithmonë politika ka luajtur rolin e akrepit, ka helmuar drejtësinë dhe e ka korruptuar”, u shpreh ish-Presidenti.

Alfred Moisiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vijojnë ndryshimet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj

15:15 / September 2, 2026

Evis Sala reagon pas dorëheqjes: Kam pranuar angazhime në fushën time të ekspertizës! Mirënjohje Ramës për besimin

15:11 / September 2, 2026

4 mijë aplikime për rimbursimin e inputeve bujqësore

13:34 / September 2, 2026

Rama paralajmëron ndryshimin e inspektimeve  pas takimit me ministren Ibrahimaj dhe kryeinspektorin Sulaj: “Gjoba është arma e fundit, jo e para”

13:19 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.