Edvin Kulluri i ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Abc të moderuar nga Juli Xhokaxhi, ka komentuar situatën politike brenda PD.
Ai tha se ajo çfarë tregoi gjithë ky vit është se opozita nuk e ka gjetur gjuhën e zgjidhjes dhe është shumë e vështirë ta bëjë edhe përgjatë vitit të ardhshëm.
Sipas tij me aktorët politikë që ka në krye opozita në të dy krahët, është e pamundur që të fitojnë zgjedhjet përballë mazhorancës socialiste.
Pjesë nga biseda:
Xhokaxhi: U përmbyll edhe ky sesion parlamentar, protagonizmin për shkak të zhvillimeve të brendshme e ka patur PD. Protagonizëm i cili ishte edhe këtë javë.
Kulluri: Më lehtë seç e nisi po të kemi parasysh 8 janarin, por ky nuk është një lajm i mirë. Marrëdhëniet politike brenda PD janë katastrofë. Është një parti që nuk po gjen dot minimumin e vullnetit për të dalë nga kjo gjendje. Nuk po del nga kjo gjendje që ka nisur që nga 2017-të. Kjo marrje zvarrë e krizës na kanë çuar në këtë pikë. Jemi në episodet e fundit të krizës.
