Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Situata në Tiranë dhe Kavajë, Veliaj: Opozita nuk po sjell numëruesit, në ish-ndërtesën e Shqup-it nuk kap njeri telefonin, KQZ t’i zëvendësojë

00:09 / May 15, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion veliaj 2 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesi politik i PS=së për Qarkun e Tiranës i bën thirrje Komisionit Qendror rë Zgjedhjeve që të zëvendësojë numëruesit e opozitës nga shoqëria civile. Duke folur në ABC, Veliaj tha se numërimi në Tiranë dhe në Kavajë po vonon për shkak të opozitës që nuk dërgon numëruesit.

”Në Tiranë, Kavajë, edhe në Rrogozhinë, i kemi numëruesit gati, jemi duke pritur. I them edhe kolegëve të opozitës është më mirë një fund i tmerrshëm se një tmerr pa fund. Unë kam një muaj që i dëgjoj, “jo po do ta tregojmë ne”, “vetëm të vijë ajo ditë”. Tani dita erdhi. Votimi u krye, votat janë në kuti, ne jemi duke pritur dhe në Rrogozhinë dhe në Kavajë. Fillimisht thanë do vijnë në orën 21:00, pastaj në orën 22:00. Sot janë te faza ku mirë që nuk kishin kandidat, por nuk kanë as numërues. Do pres deri në mesnatë dhe pastaj si drejtues i qarkut do kërkoj KQZ-së të sjellin numërues nga shoqëria civile. Kjo historia që pasi ke dëgjuar një muaj që të sfidojnë në mënyrën më banale të mundshme dhe tani nuk vijnë të numërojnë votat, kjo është pak fyese. Buron nga fakti që e dinë edhe ata që çfarë ka në kuti. Në kuti është një fitore e Partisë Socialiste. U bë e qartë në Kamëz dhe Vorë”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se PS bëri një fushatë inteligjente, low cost e cila dha një kthesë të jashtëzakonshme.

“Po vonojnë sjelljen e skuadrës në fushë. Pra nuk fillon numërimi nëse nuk vijnë edhe anëtartët e opozitës. Në këtë fazë ku jemi ne, nuk është kompletuar skuadra e tyre e numëruesve. Më rezulton se në PD ose në ish-ndërtesën e Shqup-it, nuk kap njeri telefonin, nuk ka njeri të marrë vendime. Lidershipi është në fazën kur ka filluar të lëpijë plagët, por kush është lider duhet të drejtojë edhe humbjet, dhe në disfatë duhet të drejtosh ushtrinë e mundur. Thelbi është ky që shkuam nga një fushatë me dy koka, kemi mbërritur në një numërim pa kokë fare. Në këtë fazë shumica e njerëzve në Kavajë dhe Rrogozhinë nuk dijnë telefonit të kujt t’i bien që të caktohen numëruesit të marrin atë firmë dhe atë vulë dhe të hyjnë të numërojnë votat. Në momentin që deri në mesnatë nuk kemi përgjigje atëherë do i kërkojmë KQZ-së ose t’í sjellë t’i numërojnë në Tiranë ose të na dërgojë nga Tirana numërues ose nga shoqëria civile”, theksoi Veliaj.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gonzato u shfaq në protestë, reagon delegacioni i BE-së: E vërteta me ambasadorin

22:21 / June 5, 2026

Kombëtarja mbyll përgatitjet, titullarin më të vlerësuar e zëvendëson Myrto Uzuni

21:37 / June 5, 2026

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europianë: Në fazën finale të negociatave, rruga e duhur për integrimin

20:14 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.