Duke bërë një analizë të situatës politike në PD dhe çështje se sa është e fortë opozita ose jo, gazetari Arian Çani, i vuri theksin fakti se opozitë nuk quhen vetëm partitë. Në emisionin “Të paekspozuarit” Çani, tha se më shumë se opozitë nuk është partia por njerëzit që përmes votave tregojnë se nuk janë dakord më këtë pushtet.
“Ju thoni nuk ka opozitë, unë them se në Shqipëri, mund të mos ketë parti opozitare por në zgjedhjet e kaluara politike kundër Edi Ramës, votuan mbi 6 mijë veta.
Kurse unë në zgjedhjet që do të vijnë, do të shoh se këto vota, që do marrë PD e Sali Berishës, ose PD e Lul Bashës, e kujtdo qoftë, a do të mbledhin të njëjtin thes me vota, nëse këta do të mbledhin një thes me vota, d.m.th. se opozita do të jetë kjo.
Në fund ne marrim vesh që Edi Rama a do të marrë të njëjtat vota që ka marrë zgjedhjet e kaluara.
Për mua, opozita nuk është partia, janë njerëzit që nuk janë dakord me këtë pushtet. Opozita nuk është partia, janë votat e grumbulluara në zgjedhje që shkojnë në disfavor të pushtetit, kjo për mua është opozita reale, për mua të tjerat janë llafe – tha Çani.