Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Situata politike në vend, Rama tregon zgjidhjen, Meta aktori kryesor

17:39 / June 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 12 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Patosi ku po zhvillon takimin e radhës elektoral, kryeministri i vendit është shprehur sërish i po të njëjtit qëndrim, për mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor duke hedhur poshtë çdo mundësi për shtyje të kësaj date, sikundër ka kërkuar presidenti i vendit.

Edi Rama ka komentuar vendimin e Ilir Metës për të çdekretuar datën e zgjedhjeve, duke ironizuar deklaratat e tij për shqetësim se vendi do të shkojë në konflik civil.54568

“Të gjithë këta, por Meta më shumë, i fryn konfliktit civil, kthimi i 1997, dhe thotë se  është shumë i shqetësuar deri në pikën që në mes të fushatës ndërhyri duke fshirë firmën e tij me firmën e tij, një marrëzi, por gjithë shqiptarët e kuptojnë…

Nëse është vërtetë i shqetësuar, atëherë le t’i thotë Monikës të qetësohet, t’i thotë Saliut të qetësojë Lulin, dhe nuk ka njeri që del më në rrugë, është kaq e thjeshtë.

Është po kaq e thjeshtë që ne në 30 qershor do të bëjmë zgjedhjet.

Ça arsye kam unë të bredh gjithë Shqipërinë për të bërë këtë fushatë, dhe të dalin kaq shumë njerëz në mes të vapës kudo që shkoj unë, kur në qeveri kemi gjithë ato punë për të bërë, mbështetjen nga parlamenti i shumicës sonë e kemi të plotë, 75 % të nivelit qendrorë e kemi ne, atëherë ku është problemi për t’i shtyrë zgjedhjet?

Nuk kemi asnjë problem ne, por sepse do të ishte shume e përkohshme kjo zgjidhje ndërkohë që ajo që do të vinte pas do të ishte një e keqe shumë e gjatë, që do të zgjateshin gjithnjë zgjedhjet, dhe procesi do të bëhej çështje tekash partish”, u shpreh kreu i ekzekutivit.

rama-meta zgjidhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.