Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje banorëve të Unazës së Re që të ruajnë qetësinë dhe palët të ulen në dialog.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i shtetit e quan të papranueshme dhunën e përsëritur ndaj banorëve, të cilët prej një viti protestojnë për shtëpitë e tyre. Ai thotë se arroganca ndaj tyre është e patolerueshme.
“E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre.
Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme.
Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog. U uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve”, tha Meta.
