Situata në qytetin e Bulqizës është alarmante. Më shumë se 90 qytetarë janë paraqitur në spitalin bashkiak me të vjella, dhimbje koke, djersitje, këputje, rënie imuniteti.
Nga të dhënat e deritanishme mësohet se shkak i gjendjes së krijuar është ndotja e ujit të pijshëm.
Çarja e tubacioneve të ujërave të zeza dhe përzierja e tyre me ujin e pijshëm kanë shkaktuar ndotje të ujit që konsumojnë qytetarët.
Personeli i spitalit të Bulqizës ka shtuar masat për tu ardhur në ndihmë personave të helmuar. Sakaq është kërkuar ndihmë edhe nga spitalet fqinje, Peshkopi e Burrel.
Ky problem vijon të mbartet vit pas viti, ndërkohë që masat e marra nuk kanë dhënë zgjidhje afatgjatë.
Postime te ngjashme
Add A Comment
