Aksi nacional më problematik në Qarkun e Dibrës është ai Qafë Bualli-Krastë, në njësinë administrative të Martaneshit, me gjatësi afro 20 kilometra. Veç dëmtimeve të mëdha për shkak të agjentëve atmosferikë dhe makinave të tonazhit të lartë, të cilat transportojnë krom dhe lëndë drusore, tej normave të lejuara, ajo ditët e fundit është dëmtuar edhe më shumë.
Makinat në këtë aks mund të lëvizin me shumë vështirësi për shkak të gropave, mungesës së sinjalistikës dhe mungesës së mbrojtësve ansore, në kthesat e forta.
Efektivët e Policisë Rrugore, të instaluara në Qafë Bualli përpiqen të disiplinojnë mjetet, por kjo masë nuk mjafton pasi gjendja është mjaft e rëndë dhe me pasoja. Në çdo dy-tri kilometra ka lapidarë të ngritur në këtë segment rrugor të rëndësishëm.