Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Sizmologu Shyqyri Aliaj merr medaljen e mirënjohjes së Tiranës

15:41 / September 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2021 09 26 at 21.13.11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti profesorin e mirënjohur Shyqyri Aliaj, i cili ka drejtuar për vite me radhë Institutin e Sizmiologjisë. Veliaj i dorëzoi medaljen e Mirënjohjes së Qytetit të Tiranës, për një kontribut të jashtëzakonshëm në sizmiologji, sidomos gjatë tërmeteve të 2019-ës.

“E vlerësoj që jeni pjesë e këtij gëzimi, jo vetëm timin personal, por gëzimin e qytetit tonë, të atyre që e duan shkencën, të atyre që besojnë faktet, të atyre që vlerësojnë punën, edhe kontributin ndër vite të njerëzve të shquar të këtij qyteti. Është një nder i jashtëzakonshëm që profesor Shyqyri Aliajt t’i dorëzojmë mirënjohjen e qytetit të Tiranës, për një kontribut të jashtëzakonshëm sidomos në sizmiologji”, vuri në dukje Veliaj.

Më tej kryebashkiaku theksoi: “Dëgjojmë ndonjëherë gjithologët që duket sikur marrin vesh nga gjithçka, edhe duhet t’i bëjmë një kujtesë vetes, që mes nesh në këtë qytet me 1 milion banorë ka disa që marrin vesh më shumë, ka disa që kanë bërë shkollën, që kanë bërë kontributin e jetës së tyre, që kanë sakrifikuar gjithçka për të prodhuar shkencë shqiptare. Po i afrohemi përvjetorit të tërmeteve, teksa kemi rindërtuar gjysmën e dëmeve. Kemi akoma dhe pak punë për të bërë vitin tjetër”.

Profesor Aliaj tha se ndihet i nderuar për këtë vlerësim që Bashkia e Tiranës i ka bërë atij. “E konsideroj një vlerësim të lartë që më bëhet sot në Bashkinë e Tiranës nga zoti Erion Veliaj, sepse në situatën e tanishme nuk kam dëgjuar ndonjë shkencëtar që të ngjisë shkallët këtu. Këmbëmbarë, kështu qofshin edhe të tjerët që të punojnë për vendin, për Shqipërinë dhe të vazhdojnë të kontribuojnë”, u shpreh Aliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

Rama pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për arsimin profesional dhe mundësitë për biznesin zviceran në Shqipëri

12:57 / October 7, 2026

Kryeministri Rama në Akademinë e Sigurisë, nis viti i ri akademik: “Ju do të jeni policët e së ardhmes”

12:18 / October 7, 2026

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.