Elvana Gjata ka shkëputur një kujtim të gjashtë viteve më parë për të bërë sërish të njëjtin rrëfim të sinqertë si atëherë.
Ajo ka shpërndarë me ndjekësit një status në Facebook në 2013 për prindërit dhe dashurinë e tyre.
Në statusin e saj të publikuar fillimisht në 2013-n, Elvana jep mesazhin e qartë se duhet t’u falim çdo ditë dashuri dhe mirënjohje atyre që na dhanë jetë.
“Zgjedh ta ndaj me ju këtë ndjesi timen shumë të sinqertë. Ndonjëherë rutina, problemet dhe streset e punëve ditore na bëjnë të lëmë pas dore disa nga gjërat më të shtrenjta që kemi në jetë duke harruar që nuk jemi të përjetshëm. Ndaj kur u ktheva në shtëpi vrapova drejt prindërve të mi dhe me lot në sy nisa t’i puth e përqafoj, duke falenderuar Zotin që i kam në jetë. Bekime, mirënjohje dhe përulje atyre që na dhanë jetë”, është shprehur Elvana.
Këngëtarja ndihet nostalgjike dhe plot mall për prindërit e saj përderisa e publikoi sërish këtë status të vjetër dhe shumë kuptimplotë.

