Sot bëhen 7 vite nga ndarja nga jeta e Dr. Florit. Një ikje e papritur që solli shumë dhimbje jo vetëm për familjarët, por edhe për miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin dhe pëlqenin muzikën që ai bënte.
Krahas miqve, vëllai i tij Albani, ka ndarë një foto të rrallë nga fëmijëria, kur ata ishin ende shumë të vegjël, duke rrëqethur me fjalët. Këngëtari shkruan se këto 7 vite herë i duken si një ditë, e herë një jetë.
“Thonë me kohën dhimbja zbutet, por jo, nuk ka kohë që e zbut mungesën, e nuk ka kohë që plotëson boshllëkun”, shkruan Albani ndër të tjera.
Ai shton se i mungon pafund fëmijëria, dhe ndjesia sikur e takon vëllain e tij të madh.
“Më ka marrë malli, më mungon çdo ditë”, përmbyll Albani postimin, dhe në fakt jo vetëm atij. Flori i mungon muzikës shqiptare, si këngëtar por edhe për njeriun e drejtpërdrejtë dhe të çiltërt që ishte…