Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

S’ka përparim në dialogun Kosovë-Serbi, Borrell: Pajtimi u pengua nga vetë kushtëzimet e palëve

09:57 / October 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
josep borrell
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bisedimet maratonë të liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel me krerë të shteteve europiane u mbyllën pa rezultat. Shefi i politikës së jashtme të BE, Josef Borrell tha se një pajtim i mundshëm mes Prishtinës dhe Beogradit lidhur me një draft-statut të ri bashkëkohor mbi asociacionin, të propozuar nga zyrtarët europianë, u pengua nga kushtëzimet që palët i paraqitën njëra-tjetrës.

“Fatkeqësisht, palët nuk ishin të gatshme të dakordësoheshin mbi këtë pa parakushte, të cilat ishin të papranueshme për palën tjetër. Në fund, në u kërkojmë palëve të angazhohen sinqerisht në procesin e normalizimit. Kjo mund të bëhet vetëm në kornizën e dialogut, pasi është e vetmja mënyrë për të avancuar në rrugën drejt BE”, tha Borrell.

Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, të lëshuar pas takimeve që Kurti zhvilloi me udhëheqësit evropianë, ai përsëriti se është i gatshëm ta nënshkruajë Marrëveshjen Bazë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, si dhe draftin e ofruar nga diplomatët perëndimorë për themelimin e Asociacionit, por se pala tjetër nuk është. Sipas Kurtit, vetëm nënshkrimi i marrëveshjeve me vendin fqinj garanton zbatimin e tyre.

“Presidenti i Serbisë, Vuçiç, ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit, si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët më 21 tetor, 2023”, thuhet nga qeveria e Kosovës.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi pas takimit se nuk ishte folur për nënshkrim, por për zbatimin e asaj që është nënshkruar më herët. Duke e cilësuar draftin e propozuar rishtazi mbi asociacionin, si një bazë të mirë, ai pohoi se nuk mund të pranojnë anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe njohjen e pavarësisë: “Ne jemi plotësisht të gatshëm për formimin e Asociacionit në përputhje me propozimet që i kemi marrë. Por, Serbia nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB apo pavarësinë e Kosovës”.

Kurti dhe Vuçiç u pritën të enjten në takime të ndara nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, Presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Takimet u cilësuan si përpjekje për të ringjallur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, pas sulmit të armatosur në Banjskë.

Josef Borrell
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas stuhisë, probleme me energjinë në disa qarqe; MIE: Akset të kalueshme, vijon puna për normalizimin e situatës, mbi 1000 punonjës në terren

11:40 / July 22, 2026

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset rëndë drejtuesi i një mjeti bujqësor

11:07 / July 22, 2026

Tragjedi gjatë natës në Himarë, elektricisti rrëzohet nga shtylla elektrike dhe humb jetën

11:01 / July 22, 2026

Stuhia “mbërthen” Maqedoninë e Veriut, raportohen dëme të shumta

08:36 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.