Nuk ka qetësi toka. Një tërmet me magnitudë 4.6 është regjistruar në orën 23:52 të mbrëmjes së djeshme në provincën e Campobasso-s në Itali. Tërmeti ishte në një thellësi prej 23 km dhe një epiqendër afër Montaganos.
Në disa komuna janë raportuar çarje në mure. Në Campobasso skena paniku në rrugë, trafik në rritje, frikë e madhe, njerëz me pizhame. Disa kryetarë bashkie kanë vendosur të mbyllin shkollat këtë të mërkurë.
Nga ana tjetër, sërish në Turiq ka tërmete. Një tjetër tërmet me magnitudë 3.5 ballë ka ndodhur në lagjen Buça të Izmirit. Tërmeti ka ndodhur në orën 23:51 në një thellësi 9.23 kilometra.