Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

S’ka tym të bardhë për Kuvedin, Kurti pas takimit me liderët: Ofruam dy kompromise

20:16 / June 28, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kurti 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Albin Kurti ka falënderuar përfaqësuesit e subjekteve politike që iu përgjigjën ftesës së tij për dialog, në përpjekje për të tejkaluar bllokimin politik që ka pasuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kurti theksoi se përgjegjësia për formimin e qeverisë i takon Vetëvendosjes si partia më e votuar, por theksoi se ndërtimi i institucioneve, përfshirë Kuvendin, është një detyrë që bie mbi të gjitha forcat parlamentare. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka bërë të qartë se nuk është ajo që zgjidh përplasjet politike mes grupeve parlamentare. Gjykata ka kërkuar dialog, bashkëpunim dhe marrëveshje në frymë mirëbesimi dhe ne kemi ndërmarrë hapa konkrete në këtë drejtim”,-u shpreh Kurti.

Ai bëri me dije se gjatë takimit me liderët e tjerë politikë ka paraqitur dy propozime kompromisi, por që sipas tij nuk u pritën me mirëkuptim nga opozita. “Kompromisi i parë ishte që nëse kandidatja jonë për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk merr mbështetjen e mjaftueshme në votim, ajo do të tërhiqet. Ky ishte një hap i rëndësishëm nga ana jonë, por nuk pati reflektim. Ndërsa kompromisi i dytë konsistonte në një marrëveshje të paketuar që përfshinte emërimin e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit”.

Kurti e përfundoi deklaratën me një thirrje për përgjegjësi politike dhe theksoi se mbetet i hapur për bashkëpunim në funksion të interesit të qytetarëve dhe respektimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Albin Kurti kompromise kuvend liderët
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.