Shtetas të huaj kanë tentuar të shkojnë me skaf nga Shqipëria drejt Italisë, por pas një difekti që mjeti lundrues ka pësuar ata kanë dhënë sinjalin SOS.
Panorama bën të ditur se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe policia ka mundur të shpëtojë 18 klandestinë kurdë dhe marokenë. Sipas saj, skafisti ka qenë një shqiptar nga Vlora i cili është vënë në pranga.
Nga hetimet e para mesohet se destinacioni i skafit ishte bregdeti italian. Por 18 milje ne det te hapur nga kepi i Selites skafi dha sinjalin SOS, pasi ishte care dhe njerezit brenda rrezikonin seriosht jeten.
Sipas burimeve me të marrë thirrjen për ndihmë, drejt pikës ku ndodhej skafi me 18 klandestinë kurd, u nisën skafet e QNOD Qendra e Operacioneve Detare. Mes emigranteve kishte edhe gra e femije.