Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“S’kam asnjë kontakt me Ilir Metën”, Kryemadhi: E kam dashur dhe e dua për hir të gjërave që kam me të. Për të kujdesen…

12:08 / February 6, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7563
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Monika Kryemadhi ishte e ftuar në “Breaking”, Top News, ku foli për politikën, dashurinë dhe rolin e saj si opinioniste e Big Brother Vip Albania 5.

Ajo u ndal gjatë në raportin me ish-bashkëshortin Ilir Metën, për të cilin tha ‘e kam dashur dhe e dua për hir të gjërave që kam me të’, ndërsa zbuloi se nuk ka asnjë kontakt me ish-presidentin, i cili prej më shumë se një viti ndodhet në paraburgim.

“S’kam asnjë kontakt me Metën. S’kam kërkuar asnjë kontakt me të. E kam dashur, e dua për hir të gjërave që kam. Kam kujtime shumë të mira dhe të këqija për të. Marrëdhënien time personale dhe emocionale e kam mbyllur, do ia jap dorën, do e takoj , do pi një kafe, por bashkëjetesa me të është e pamundur. Fëmijët e takojnë, unë e pyes ‘si e kishit babanë?’, në kuptimin shëndetësor. Raportin më të mirë e ka me vajzën e vogël. Janë të lodhur nga takimi me babanë. Është emocioni që do shkojnë. E kanë idhull babanë e tyre. I janë mirënjohës për çdo gjë që ata janë sot. Ankthi është se si do jenë aty brenda. Ndonjëherë i ftohtë, i ngrohtë, ose i axhituar.

Për Metën kujdesen mamaja dhe motra e tij. Marrëdhënien e kemi pasur të ndërlikuara. Në fillim kam pasur komunikim me motrën e tij. Me mamanë e tij, pas operacionit, skam pasur më kontakt. Pasi tre muaj më vonë ne u ndamë. Me nusen e vëllait patjetër, është e mirë. E ka thënë Meta që ‘unë jam sot këtu nga ajo’”, u shpreh ajo.

Po ashtu Kryemadhi foli për lidhjen e djalit të saj, dukë thënë “Jam kandidate për vjehërr. Besari ka një shoqe që bashkëjetojnë bashkë, është shumë gocë e mirë. Fatin i madh që e kemi, ta shikojmë. E kam thënë, kush mi do kalamajtë, unë i dua, janë më të mirët. Sigurisht që do ta doja një dasmë, pasi janë emocione. Unë vetë nuk kam bërë dasmë, kam bërë ditëlindje dhe u bë nami. Është problem i madh, dhe kam bërë be që nuk do bëj festë familjare. Edhe atëherë unë e kisha fajin. Më 9 prill bëj 52 vjeçe. Dasmë s’kam bërë. Baby shower skam bërë, 1 vjetor ditëlindje për fëmijët s’kam bërë, surprizë s’më kanë bërë kurrë. Në këtë botë s’ta di njeri. 

Jam shumë e re, nuk shoh dot mundësi. Jam shumë e re për ta mbyllur jetën dhe shumë e vjetër për ta filluar jetën nga e para. S’mendoj se marrëdhënia çift të jep kënaqësinë për të vazhduar jetën. Kam deficensën për të shijuar jetën time. Kam qenë peng i punës. Edhe pushimet kanë qenë kontrolle shëndetësore.”

Ilir Metën kontakt Monika Kryemadhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të tjera ndryshime në PS? Rama mbledh sot deputetët dhe ministrat

08:02 / September 3, 2026

Vijojnë ndryshimet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj

15:15 / September 2, 2026

Rama paralajmëron ndryshimin e inspektimeve  pas takimit me ministren Ibrahimaj dhe kryeinspektorin Sulaj: “Gjoba është arma e fundit, jo e para”

13:19 / September 2, 2026

Evis Sala jep dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë

13:03 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.