TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Rihanna ka neps vetëm për një ushqim gjatë shtatzënisë së saj të dytë

00:00 / March 31, 2023

Në Berat paralajmërohet shtrenjtimi i bukës! Shoqata: Për të mbajtur punëtorët pagat janë rritur 80%

23:48 / March 30, 2023

Shokohet Argjentina, kampioni i botës akuzohet për ngacmim seksual

23:38 / March 30, 2023

Rrëmbimi i fëmijëve ukrainas nga Rusia, OSBE do të nisë hetimet

23:26 / March 30, 2023

Roza Lati rikthen në vëmendje debatin me Bieta Sulon, moderatorja ironizon hapur: Le të më ftojë në emision dhe…

23:21 / March 30, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

“S’kam asnjë lidhje me oligarkun rus”, Rama: Nuk kam folur kurrë me zyrtarin e FBI për atë person!

22:19 / February 2, 20235 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Rama: Me oligarkun rus Shqipëria s’ka asnjë lidhje, qeveria jo, unë jo e jo. Asnjë rast nuk është folur për këtë personazh, përveçse tani së fundmi kur opozitat së bashku me mediat e tyre të propagandës, nxorën lidhje të kapjes së veshit mbrapsh fjalës me aktivit në Shqipëri të kompanisë më të rëndësishme të flamurit austriak në botë që është kompania ‘Strabak’. Mësova që Oleg Deripaska paska pasur aksione, puna e tyre, nga e cila është larguar menjëherë pasi janë vendosur sanksione. Është njësoj si të them për shkak se ‘Strabak’ ka marrë miliona euro nga qeveria e mëparshme,e atyre që sot akuzojnë, atëherë ata kanë qenë të lidhur me oligarkun në fjalë, këtë s’mund ta them se është qesharake.

Grida Duma: Oligarku shfaqet bashkë me kompaninë te Shushica, fonde, investitor strategjik në Divjak etj. Ju nuk keni ditur që ka qen një oligark rus, nuk keni ditur që Agron Neza është biznesmen, që Duçka që fiton nga tenderimet shqiptare. Këta nuk kanë fituar?

Rama: Nga cili tenderim ka fituar Duçka, unë skam dijeni por ju duhet të më provoni të kundërtën. Në rastin e personit tjetër, ai ka ardhur këtu me ish zyrtarin e lartë të FBI, skam pasur njohje më parë. Në aktakuzë flitet për një borxh të marrë mes të dyve dhe asgjë tjetër nga ato që thuhen këtu prej ditësh. Kjo është mbarsja e një mali të madh do të pjellë një bisht miu.

Duma: Në atë që Zëri i Amerikës thotë, që nuk dihet pse kryeministri është takuar me një zyrtar të lartë të FBI në prani të personave privatë, në faktin që këta individë, zoti Nezaj thuhet se informacionet për partinë tjetër i ka marrë në zyrën tuaj.

Rama: Unë nuk komentoj komentatorët, Zëri i Amerikës është komentar, në aktakuzë nuk thuhet asgjë e tillë. Është interesant si pikturohet kjo panoramë gënjeshtrash. Duke aluduar se ajo ç’ka ka ndodhur me hetimin dhe skandalin e marrjes së parave ruse për të rrëzuar qeverinë këtu është një sajesë që lidhet me takimin tim me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së. Së pari, unë atë skandal e kam marrë vesh në publikimin e BIRN. Edhe në aktakuzë nëse e shihni, datat e përmendjes së këtij fakti janë në atë periudhë kur këtu në Shqipëri bëhej nami në media për atë skandal. Po e them troç dhe copë, nuk kam pasur asnjë lloj dokumenti më shumë dhe ne këtu nuk kemi pasur ndonjë gjë tjetër se që ka zbuluar BIRN. Po ta kishim do t’ja jepja zyrtarit të lartë të FBI-së, apo nëse do më thoshin kjo nuk është për mua, do thoja për kë është kjo dhe ku duhet ta çoj. Bëhet fjalë për iinfluencë ruse përmes PD për të rrëzuar qeverinë. Nuk e kam bërë se nuk kam pasur asnjë informacion më shumë sesa kanë dalë nëpër media.

Duma: Pra ajo që thuhet në aktakuzë, nuk ka lidhje me çështjen Muzinë dhe me atë që opozita ju thotë juve që nongrata është financuar nga ju?

Rama: Nuk ka lidhje me mua apo me qeverinë që unë drejtoj, se kush ka lobuar, kjo nuk është çështja ime ta trajtoj dhe ta adresoj. Asnjë herë nuk i kam kërkuar ndonjë shtysë në këtë proçes zotërisë në fjalë se nuk kam pasur, po ta kisha do e bëja.

Duma: Ju thatë që s’është diskutuar kurrë me zyrtarin e FBi dhe prezencë të këtyre personave për çështje biznesi, ndërkohë në aktakuzë thuhet që ju ka thënë kujdes me dhënë koncesione me biznese ruse se është e rrezikshme.

Rama: Kemi folur për influencën ruse, por nuk ka folur ai me mua për asnjë lloj biznesi në favor të personave të tjerë.

Duma: Si ndiheni që një rrjet merimange ju shfaq në aktakuzë të përmendur 14 herë?

Rama: Unë kam takuar presidentin Trump të cilit FBI i hyri në shtëpi para ca kohësh, edhe Biden dhe kjo është një punë e drejtësisë amerikane. Unë zyrtarin e lartë të FBI, edhe nëse me vjen me një emër tjetër do e takoj prapë, nëse më krijohen kushtet të pi kafe dhe ha darkë me të, do e bëj prap. Së çfarë bën ai me jetën e tij nuk është puna ime.

Duma: Nëse iu është kthyer në kosto sot, e quani mik?

Rama: Aktakuza nuk thotë asgjë lidhur me ndonjë implikim tim jo e jo, por korruptiv. Asnjë lloj korrupsioni të askujt, as për atë vet. Fler për mos deklarim e mashtrim. Nuk kam asnjë lloj arsye, un ndihem keq në çfarë katandie është opozita. Deri ku shkon paturpësia për të marrë zvarrë elektroratin.

Duma: Nëse s’do kishte qenë kaç hiç, duhet tju kishe dhënë përgjigje

Rama: Ata nuk meritojnë përgjigjen time. Kam rënë shpesh herë ne nivelin e tyre dhe jam bërë kontirbutor për neveritjen dhe helmimin e njerëzve nga debatin politik. Ata nga unë kanë marrë gjithçka që mund të merrnin dhe unë nuk kam më gjë për ta.

Edi Rama fbi Zyrtari
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

SONDAZHI/ Erion Veliaj thellon fitoren në Tiranë, merr mbështetjen e 54% të qytetarëve

23:01 / March 30, 2023

Sondazhi/ Sa besim keni tek Rama? 57.2% e shqiptarëve e besojnë kreun e qeverisë

22:39 / March 30, 2023

U akuzua se është dënuar në Greqi, reagon menjëherë kryebashkiaku i PS

22:05 / March 30, 2023

Bastet online, Fidel Ylli: Paratë e mbledhura nuk do të futen në buxhetin e shtetit

21:42 / March 30, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

SONDAZHI/ Erion Veliaj thellon fitoren në Tiranë, merr mbështetjen e 54% të qytetarëve

23:01 / March 30, 2023

Sondazhi/ Sa besim keni tek Rama? 57.2% e shqiptarëve e besojnë kreun e qeverisë

22:39 / March 30, 2023

U akuzua se është dënuar në Greqi, reagon menjëherë kryebashkiaku i PS

22:05 / March 30, 2023

Bastet online, Fidel Ylli: Paratë e mbledhura nuk do të futen në buxhetin e shtetit

21:42 / March 30, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Rihanna ka neps vetëm për një ushqim gjatë shtatzënisë së saj të dytë

00:00 / March 31, 2023

Në Berat paralajmërohet shtrenjtimi i bukës! Shoqata: Për të mbajtur punëtorët pagat janë rritur 80%

23:48 / March 30, 2023

Shokohet Argjentina, kampioni i botës akuzohet për ngacmim seksual

23:38 / March 30, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.