Pesë vite pas vrasjes, së të burgosurit shqiptar Ilia Kareli (Kudret Kume), nga 12 gardianët e burgut, Këshilli Disiplinor i Ministrisë së Drejtësisë vendosi shkarkimin e tyre.
Sipas medias greke “Directnews.gr” 12 gardianët që akuzohen se dhunuan për vdekje Ilia Karelin në Mars të 2014, e kishin bërë këtë veprim për shenjë hakmarrje ndaj vrasjes së gardianit Giorgos Tsironis.
Kujtojmë se më 13 tetor te 2016 , Gjykata e Selanikut vendosi nga pesë deri në 7 vjet burgim për 12 gardianët, të cilët u shpallën fajtorë për vdekjen e të burgosurit shqiptar Ilia Kareli, i cili la frymën e fundit në burgu Nigrita në mars të vitit 2014.
Përfundimisht, gjykata vendosi t’i dënonte ata si fajtorë duke i pezulluar përkohësisht 6 muaj nga detyra e tyre si gardian.