Mbrëmjen e kaluar emisioni “Stop”transmetoi rastin e përdhunimit të një të miture 10-vjecare në një fshat të Fierit nga 67- vjecari Lefter Ruko. Por ky i fundit është lënë i lirë, falë manovrave të prokurorit Saimir Smakaj dhe gjyqtares së Vlorës Viola Canaj.
Kjo histori ka ndodhur pak muaj më parë në një fshat të Fierit. Mamaja e 10-vjeçares ka rrëfyer si e mësoi që vajza e saj ishte abuzuar.
Ruko u arrestua dhe u la burg, por më pas u nxorr nga gjykata dhe u la në “arrest shtëpie”. Më datë 27 Janar, prindërit e vajzës denoncuan në polici 67-vjeçarin Lefter Ruko, i cili u arrestua menjëherë. Por më pas, abuzuesi i vajzës së mitur bëri kërkesë për ndryshim mase sigurie, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Dhe kështu ndodhi. Ai u lirua nga Gjykata, e cila vendosi “arrest shtëpie”. Vendimi absurd u dha pas raporteve mjekësore të dyshimta dhe një deklarate të babait të vajzës që prokurori Saimir Smakaj ka administruar në dosje.
Menjëherë pas transmetimit në “Stop” pas skandalit të abuzimit seksual me një të mitur 10 vjeçare nga 67 vjeçarit Lefter Ruko në një fshat të Fierit dhe në përgjigje të interesit tonë ka reaguar Prokuroria e Përgjithshme.
Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një shkresë zyrtare prokurorisë së Vlorës, ku i kërkon informacion të plotë për rastin e rëndë lidhur me hetimin e këtij rastit, afatet hetimore, prokurorë dhe oficerë e Policisë Gjyqësore që kanë hetuar ngjarjen dhe çdo të dhënë tjetër që nuk cenon sekretin hetimor. Ky reagim vjen pas dyshimeve për shpërdorim detyre nga prokurori Sajmir Smakaj në ndryshimin e masës së sigurisë së Lefter Rukos, i akuzuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me një të mitur.
Më pas “Stop” transmeton një tjetër rast abuzimi me të mitur. Një i moshuar abuzon me një djalë të mitur në anë të Lanës në kryeqytet.
Më pas i moshuari duket i kapur për dore së bashku me djalin e mitur teksa ecin në rrugë.
/tvklan