Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Skandal mjedisor, Meta në Shijak: Kështu vepron mafia. kryetari Arbana: Sulme dhe akuza politike

12:23 / September 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arbana meta scaled e1662459756966
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta mesaduket do ta shohim më shumë në terren, sesa në zyrë. Paraditen e kësaj të marte, në një prononcim për mediat nga Shijaku, akuzoi me tone të forta qeverinë “Rama 3”, duke ripërtëritur akuzat se qeveria po vjedh lekët e inceneratorëve, ndërsa nga ana tjetër tymi që vjen nga djegia e mbeturinave po dëmton shëndetin e qytetarëve.

“Shijaku duhet të jetë modeli i agro-turizmit. Kështu vepron mafia, merr lekët e plehrave dhe i djeg ato në mënyrë më kriminale, duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e fëmijëve dhe të banorëve. Kjo nuk mund të ndodhte kurrë në një vend europian. kjo ndodh këtu se këtu qeveris mafia e incenetatorëve. Këtu bëhet terror ndaj njerëzve, që mos të njoftojnë mediat, apo të njoftojnë politikanët. Edhe i vjedhin, e dhe i shtypin, Kjo kohë ka përfunduar. I bëj thirrje të gjithëve që të reagojnë ndaj kësaj mafie që po shkatërron këto pasur të jashtëzakonshme që ka Shijaku dhe që po sulmon në mënyrë barbare shëndetin e këtyre njerëzve të mrekullueshëm”, tha Meta.

Nga ana e saj, Policia e Shtetit bëri me dije se është arrestuar 45-vjeçari, i cili u kap duke djegur goma, sedilje makinash dhe mbetje të tjera plastike, me qëllimin nxjerrjen e materialeve metalike. Kryetari i Bashkisë, Elton Arbana, tha se gjatë natës iu vihet flaka qëllimisht mbeturinave, që të akuzojnë më pas Bashkinë si fajtore.

“Ujërat e trazuar qëndrojnë në llumin ku burojnë. Ashtu siç kishte paralajmëruar opozita, muaji shtator do të jetë muaji i sulmit dhe ja ku ndodhi një zjarrvënie e qëllimshme në kontenierët e mbetjeve urbane në njësinë administrative Gjepalaj. Sapo morëm informacion dërguam grupin e zjarrfikëseve, sektorin e shërbimeve dhe të gjitha masat e duhura për të mbajtur në kontroll situatën dhe për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Pavarësisht çdo qëllimkeqi që na del përpara ne do të vazhdojmë punën tonë me këmbëngulje, vullnet dhe përkushtim për të përmbushur detyrimet ndaj qytetarëve të cilëve i shërbejmë. Opozitës i mbetet të paktën të mësojë nga gabimet e së shkuarës dhe se ku duhet ta drejtojnë pasionin dhe furinë e tyre politike, pa dëmtuar qytetarët. Ku ka vullnet, ka zgjidhje”.

Elton Arbana Ilir Meta shijak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.