Disa audio-përgjimeve të publikuara këtë të hënë nga gazeta spanjolle “El Confidencial” duket se do shkaktojnë zhurmë të madhe në futbollin spanjoll. Në to përfshihen direkt mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique dhe presidenti i Federatës spanjolle të futbollit, Luis Rubiales, të cilët flasin për Superkupën e Spanjës, duke përmendur dhe përcaktuar shumat që do të shpërndahen për kontestimin e konkurrencës spanjolle në territorin saudit.
Theksojmë që tashmë prej disa vitesh, Superkupa e Spanjës zhvillohet në Arabinë Saudite dhe sipas detajeve që kanë dalë deri më tani në dritë, kompania e Pique, Kosmos, ka siguruar 24 milionë euro në gjashtë vitet e fundit të Superkupës në Arabi.
Për rrjedhojë, mbrojtësi i katalanasve është në telashe serioze dhe mund të përballet me ligjin së shpejti për shkak të këtij përgjimi që ëhtë bërë publik.
Dyshja diskuton në përgjime edhe se si do të bëhet ndarja e shpërblimit në para për Real Madridin dhe Blaugranasit.
“Barcelona e Reali të marrin nga 8 milionë, për të tjerat mjafton 1 apo 2 milionë” dëgjohet Pique në një audio-inçizim. Ky përgjim pritet ta fundosë Piquen dhe Rubiales, duke ditur se dyshja kanë ndikim të madh në futbollin spanjoll.
Incizimet e publikuara nga “El Confidencial” tregojnë gjithashtu edhe një bisetë që është bërë mes Pique dhe presidentit Rubiales, ku futbollisti i kërkon atij që Superkupa të luhet edhe në “Camp Nou” në të arshmen.
“Të shohim Geri , shiko unë do ta shoh edhe këtë me Madridin. Mendoj se Madridi do të më thotë jo, por duhet qe të justifikojmë veten për të ardhmen dhe të themi se është stadium me më shumë kapacitet, se është kampion, se është kampion i Kupës apo finalist i Kupës… Mendoj se kemi këtë legjitimitet”, shprehet presidenti i Federatës së Futbollit spanjoll në audio-përgjimet e zbuluara nga “El Confidencial”.
EXCLUSIVA | Rubiales pactó con Piqué un pelotazo de 24 millones por la Supercopa en Arabia: “Os quedáis seis kilos” #SupercopaFileshttps://t.co/fC8aW4G4Ge
— El Confidencial (@elconfidencial) April 18, 2022
