Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Skandal në qendrën e emigrantëve në Itali! Njerëzve u jepeshin barna psiokotrope pa qenë nevoja

17:50 / January 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
italia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emisioni investigativ “Striscia la notizia” ka zbuluar një skandal të madh se çfarë po ndodh në qendrat e trajtimit të emigrantëve.

Emisioni investigativ zbuloi se emigrantët trajtoheshin si majmunë, atyre ju jepeshin për të pirë barna psikotrope pa qenë e nevojshme.

Lidhur me këtë skandal të madh ka reaguar edhe Francesco Curcio, i cili po heton mbi keqtrajtimet e emigrantëve në qendrën pritëse “Palazzo San Gervasio”.

“Besueshmëria e shtetit italian është në rrezik mbi menaxhimin e qendrave të paraburgimit (CPR) për migrantët në pritje të dëbimit”, tha të martën prokurori publik, Curcio. Rreth 30 persona, duke përfshirë menaxherë të lartë, staf mjekësorë dhe oficerë policie në qendrën e para-largimit Palazzo San Gervasio në Potenza, janë vënë nën hetim pas zbulimit që i lidhin ata me keqtrajtimin e dyshuar të një emigranti.

Duke informuar gazetarët, Curcio tha në qendrën e pritjes së “San Gervasio” se njerëzit që shkaktonin probleme trajtoheshin si majmunë. Në veçanti, ai tha se hetuesit kanë zbuluar “administrimin në shkallë të gjerë të një medikamenti i quajtur “Rivotril”, që njihet zakonisht si “droga e të varfërve” dhe u jepej atyre pa pasur nevojë.

Rivotril është një ilaç i përdorur për të parandaluar dhe trajtuar një numër të çrregullimeve psikiatrike, përfshirë ankthin, çrregullimin e panikut dhe maninë. Hetimet kanë nxjerrë në dritë gjithsej 35 raste të keqtrajtimit të personave të ndaluar në qendrën e pritjes së emigrantëve të Potenzës, duke çuar në arrestimin e një inspektori policie dhe tre masa të tjera sigurie.

Në një pjesë tjetër të hetimit, hetuesit kanë zbuluar gjithashtu “një monopol të vërtetë mbi ndihmën ligjore” në qendrën e pritjes, me tarifa “në një rast deri në 700,000 euro” të paguara nga shteti për një firmë të vetme ligjore. Qeveria e Kryeministrit Giorgia Meloni po planifikon të dyfishojë numrin e qendrave të tilla në Itali nga dhjetë ekzistuese si pjesë e përpjekjeve të saj për të luftuar migrimin e parregullt.

Sipas marrëveshjes të publikuar nga Qeveria shqiptare, Italia do të depozitojë 16.5 milionë euro në një llogari të posaçme të Thesarit të Shqipërisë, si paradhënie për strehimin e deri në 3.000 emigrantëve. Qendrat e emigrantëve janë parashikuar të ngrihen si zona ekstraterritoriale në zonën e Shëngjinit. Aktualisht, marrëveshja është dërguar në Gjykatën Kushtetuese, e cila e ka bllokuar atë deri në një vendim përfundimtar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.