Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Skandal në vetting. KPK zhvillon seancë në shkelje të rëndë të procedurës

17:45 / June 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Entela Shedula 600x400 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në shkelje të hapur të procedurës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar seancë për subjektin e rivlerësimit Entela Shedula, me detyrë gjyqtare dhe kryetare e Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë.

Edhe pse procedura e ka të saktësuar mjaft qartë se si zhvillohet një seancë e rregullt vettingu, treshja e anëtarëve Xhensila Pine, Suela Zhegu dhe Brunilda Bekteshi kanë vijuar punën. Seanca e sotme e KPK u zhvillua pa sekretari gyqësore edhe pse ajo është një pjesë e rëndësishme përbërëse e trupit gjykues, raporton tirananews.al.

Prezenca e sekretarit gjyqësor në zhvillimin e seancave gjyqësore përbën domosdoshmëri, për arsyen e thjeshtë sepse është pikërisht ai që dokumenton nëpërmjet procesverbalit çdo gjë që ndodh, thuhet dhe vendoset në seancë.

Gjithashtu, vendimi i arsyetuar bazohet pikërisht në procesverbalet e mbajtura për efekt të zhvillimit të procedurës përkatëse.

Në momentin e çeljes së seancës, kryesuesi i trupit gjykues verifikon prezencën e të gjithë anëtarëve të trupit gjykues, atë të sekretarit gjyqësor e më pas të palëve pjesëmarrëse në proces.

Me sa duket trupi gjykues në këtë rast është mjaftuar me verifikimin e prezencës së vet, dhe nuk i ka kushtuar rëndësinë e duhur prezencës së sekretarit gjyqësor, duke harruar që kjo passjell pavlefshmërinë e çdo procesverbali të mëvonshëm që ky trup gjykues mund të mendojë se do të bëjë në të ardhmen për këtë seancë.

Komisioneret e KPK-se janë zgjedhur nga Kuvendi me qëllim kryerjen e procedurave të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri. Ndër të tjera, rivlerësimi përfshin edhe aspektin profesional. Mirëpo në këto kushte lind pyetja: me të tilla mangësi në formimin juridik, anëtarët e trupit gjykues në seancën e sotme, a i kanë kreditet e mjaftueshme për të kryer një procedurë rivlerësimi të tillë?

Ishte e habitshme se si as subjekti i rivlerësimit nuk e vuri në dukje këtë fakt. Mbetet për të parë zhvillimet në vijim nëse ai do të paraqesë ndonjë kërkesë për pavlefshmëri të kësaj seance të zhvilluar në kundërshtim me ligjin. Trupi gjykues i përbërë nga komisionerët Xhensila Pine, Brunilda Bekteshi dhe Suela Zhegu, vendosi në këtë seancë shkarkimin e gjyqtares Entela Shedula nga detyra. /tirananews.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.