Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Skandalet e ONE Albania, prej mëngjesit probleme me rimbushjet dhe ofertat

16:59 / May 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
one albania 1068x758 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mijëra abonentë të kompanisë celulare ONE Albania nuk gjejnë zgjidhje për ofertat dhe rimbushjet, prej orës 09.00 të mëngjesit të kësaj të enjteje. Sistemi ka pasur problemeve tre ditët e fundit dhe këtë të enjteje është në “black out” total.

Sistemi i pagesave dhe rimbushjeve në dyqanet e kompanisë celulare ka shfaqur probleme dhe nuk funksionon.

Sistemi pranon pagesen por stastusi i rimbushjes eshte “failed”
Dyqanet e ONE Albania janë të ndarë në dy lloje: ata që drejtohen dhe menaxhohen nga vetë kompania celulare, dhe ata që janë dhënë te persona të tjerë, të cilën investojnë vetë në staf. Nga ONE Albania marrin vetëm shërbimin dhe kryejnë veprime për llogari të saj.

Në kushtet kur sistemi pranon pagesën dhe shërbimi nuk ofrohet, qytetarët detyrohen të marrin mbrapsht paratë e tyre, dyqanet e kompanisë celulare futen “gropë” në detyrime dhe presin fundin e muajt për rimbursim. Ky problem është në pikat e ofrimit të shërbimit ONE Albania në të gjithë territorin e vendit.

E vetmja rrugë që u mbetet abonentëve është rimbushja dhe rrjedhimisht aktivizimi i ofertave nga aplikacioni “One”. Por, edhte ky i fundit është kthyer për ta “në hallë më vete”. Prej tre ditësh as aplikacioni online nuk punon duke i lënë abonentët pa shërbim.

I gjithë problemi qëndron në faktin se ONE Albania ka vendosur muaj më parë të largojë sistemin operativ gjerman që përdorte dhe ka instaluar një sistem indian. Bëhet fjalë për “Bharat Operating System Solutions”, një sistem pa përvojë për fushën e telekomunikacionit dhe i operuar në vende jo të zhvilluara.

Róbert Budafoki, CEO hungarez i kompanisë së telefonisë 4iG International, përfaqësues për filialet One Crna Gora në Mal të Zi, si dhe One Telecommunications dhe ALBtelecom në Shqipëri, është shkarkuar në Prill 2023 menjëherë pas këtyre problemeve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Doganat mbledhin 164,9 miliardë lekë në 8 muaj, 6,8 miliardë më shumë se vjet! Karburantet dhe cigaret ndër burimet kryesore të rritjes

13:59 / September 24, 2026

Çmimet e banesave frenojnë rritjen, por nuk ulen, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament

20:43 / September 23, 2026

Rimbursimi i Tatimit të Mbipaguar në DIVA/2025: Përfitojnë mbi 2 mijë individë me vlerë 32.7 mln lekë

14:15 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.