Policia ka arrestuar një 53-vjeçar në Tiranë pasi prodhonte dhe falsifikonte detergjentë e sapunë të markave të ndryshme botërore, për t’i nxjerre pastaj në treg.
I arrestuari, sipas komunikatës së uniformave blu, është shtetasi Arben D.
Ky person e kishte kthyer shtëpinë e tij në një minipunishte të prodhimit të detergjentëve dhe shampo të markave të ndryshme në banesë, me ngjyrues dhe sapunë, për t’i shitur ato.
Kjo veprimtari e paligjshme, sipas policisë, ishte përsëritëse prej tij, pasi 53′-vjeçari është arrestuar edhe 6 vite më parë po për këtë gjë.

