Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Skandali 60 milionë eurosh/ Bashkëpunoi me biznesmenin shqiptar, arrestohet ministri i Shëndetësisë

14:00 / June 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zimbabve 780x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është arrestuar ministri i shëndetësisë në Zimbabve Obadiah Moyo, i cili akuzohet për aferë të paligjshme me shqiptarin Ilir Dedja.

Sipas mediave vendase, ministri në Zimbabve i dha tenderin 60 milionë euro kompanisë së Ilir Dedjas, biznesmenit shqiptar që dyshohet se fshihet pas aferës me incerenatorët në vendin tonë.

Sipas prokurorisë në Zimbabve, tenderi 60 mln euro ishte pa garë dhe u fitua nga një kompani fantazëm. Kompania e Ilir Dedjës do furnizonte kompaninë shtetërore farmaceutike me medikamente kundër Covid 19.

Në Zimbabve, më herët u arrestuan dhe tre administratorët e shoqërisë farmaceutike, ndërkohë që Ilir Dedja nën hetim edhe në Hungari për pastrim parash. Biznesmeni shqiptar dyshohet se transferoi disa miliona dollarë në një kompani ofshore.

Si u zbulua afera që çoi në pranga ministrin:

Qeveria e Zimbabves urdhëroi fillimisht anulimin e një tenderi 60 milionë USD që agjencia shtetërore shëndetësore, “Natpharm” kishte lidhur me kompaninë “Drax International” të biznesmenit shqiptar, Ilir Dedja, nën dyshime për aferë korruptive.

Skandali, i cili po zhvillohet prej dy muajsh në vendin afrikan, zbulon për herë të parë edhe fytyrën e “njeriut-hije” të inceneratorëve në Shqipëri, Klodian (alias Mirel) Mërtiri.

Mërtiri, i cili deri tani njihej vetëm si emër që qëndron pas inceneratorëve në pronësi formale të Klodian Zotos, është paraqitur në Zimbabve me emrin Ilir Dedja.

Agjencia e lajmeve “Zimlive”, e cila ka raportuar më herët për skandalin e tenderit të ilaçeve, ka publikuar një foto të zyrtarëve të lartë të atij vendi, me biznesmenin shqiptar Ilir Dedja (Klodian Mërtiri) dhe ish-deputetin e Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

Në shkrimin e “Zimlive”, Ilir Dedja raportohet si biznesmen shqiptaro-italian, pronar i kompanisë “Drax International”, e njohur edhe me emrin tregtar “Drax Consult SAGL”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.