Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Skandali erotik në zyrën e shtetit/ Gruaja në video shuan heshtjen: Isha në një lidhje me Gjicin

19:11 / June 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
safet gjici
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gruaja e cila u filmua në momente intime me ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka zbuluar në një intervistë për “Ora News” se me të ajo ka patur një raport prej kohësh. Personi në fjalë e identifikuar si Alma K., në një bisedë telefonike ka treguar se disa prej lajmeve që janë publikuar në internet janë sajesa dhe të pavërteta. Ndër të tjera është shprehur se është me origjinë nga Berati dhe ka një fëmijë.

Lidhur me lajmet që qarkullojnë në mediat online, se video ka qenë për të shantazhuar Safet Gjicin, ajo e mohon në mënyrë kategorike.

Pyetjes nëse ajo ka dhënë deklarime para hetuesve të policisë apo SPAK, Alma nuk preferoi t’u përgjigjej, por tha se ka pajtuar një jurist, që po merret me të gjitha organet ligjzbatuese në të cilën edhe vetë Alma është pjesë e dosjes.

“Po ashtu komente nuk kishte as për videon e regjistruar, por nga biseda lihet të nënkuptohet se video ishte publikuar nga një person i tretë”, shkruan “Ora News”.

Sipas të dhënave, Alma shpesh herë ka qënë në dyert e komisariatit të policisë së Durrësit, për incidente të ndryshme.

Prokuroria e Posaçme po heton për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, i cili u shkarkua nga detyra, pasi u përfshi në një skandal seksual në zyrën e tij brenda institucionit. Prokurorja Manjola Kajana po kryen veprime hetimore, që nga sekuestrimi i regjistrit të hyrje-daljeve në bashki, pamje filmike e po ashtu edhe dokumente.

alma k. Safet Gjici skandali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.