Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Skandali i lobimit të Katarit në PE/ Zv. Presidentja jep dëshminë e fortë: I kërkova tim ati…

22:10 / December 16, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eva kaili
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëvendës presidentja e Parlamentit Evropian, Eva Kaili ka dëshmuar sot përpara autoriteteve greke lidhur me akuzën e rëndë ndaj saj dhe tre zyrtarëve të tjerë për lobimin e Katarit. Kaili doli sot përpara gjykatës ku dëshmoi se kishte kontaktuar me të atin pak para se ti konfiskoheshin paratë dhe i kishte kërkuar që të merrte paratë dhe t’ia dorëzonte pronarit të ligjshëm.

“Pas prezantimit të Pançerit më kapi paniku. Unë kontaktova me babanë tim, i cili ishte në Bruksel me gruan e tij, dhe i kërkova që të merrte paratë që ishin në shtëpinë time në një vend të sigurt dhe t’ia dorëzonte pronarit të ligjshëm. Ai erdhi, mori valixhen me paratë dhe u kthye në hotelin ku po qëndronte. Megjithatë, me sa duket, ai tashmë po vëzhgohej nga policia. I kanë bastisur dhomën dhe i kanë konfiskuar paratë”, thuhet në deklaratën e saj Eva Kaili.

Akuzat dyshohet se janë të lidhura me një fushatë të sponsorizuar ryshfeti nga Katari, shtet në të cilin aktualisht është duke zhvilluar kampionati i futbollit, Kupa e Botës. Transmetuesi britanik BBC ka raportuar se prokurorët dyshojnë që “ky shtet i Gjirit ka ndikuar në vendimet politike dhe ekonomike të Parlamentit Evropian për shumë muaj”.

Që nga e premtja, burimet e IT-së të 10 punonjësve të parlamentit janë “ngrirë” për të parandaluar zhdukjen e të dhënave të nevojshme për hetimin. Katër të dyshuarit e arrestuar nga policia belge janë akuzuar për “pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion”. Prokurorët në Greqi kanë ngrirë të gjitha pasuritë e zonjës Kaili. Gjashtë persona u arrestuan të premten si pjesë e hetimit mbi akuzat se Katari korruptoi zyrtarët e BE-së për të fituar ndikim. Dy u liruan më vonë, duke lënë në pranga vetëm 4 zyrtarë të Parlamentit Europian.

Mes katër personave të arrestuar, ndodhet edhe ish bashkëshorti italian i eurodeputetes greke Eva Kaili, ish-asistent parlamentar i zotit Panzeri. Ka qenë gazeta belge ‘Le Soir’ ajo që raportoi fillimish skandalin e Katarit ku ishin bërë përpjekje për të korruptuar deputetin socialist italian i cili ishte anëtar i PE që nga vitit 2004=2009. Dy të arrestuarit e tjerë janë Luca Visentini, Sekretar i Përgjithshëm i sapozgjedhur i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave, ish-deputeti Pier-Antonio Panzeri.

Për skandalin reagoi edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e cila tha se akuzat ishin “shumë serioze” dhe bëri thirrje për krijimin e një organi të ri të etikës për të mbikëqyrur bllokun.

Eva Kaili presidentja skandali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.