Kanë mbërritur në Gjykatën e Durrësit për verifikimin e kushteve të masave të sigurimit personal 20 të arrestuarit për mbetjet e rrezikshme të Kurum.
13 prej tyre janë në masë sigurie arrest në burg dhe 7 arrest në shtëpi. Të interesuar për pjesëmarrjen në seancë edhe përfaqësues të konsullatës gjermane. Media nuk u lejua për shkak të numrit të lartë të personave dhe masave të sigurisë.
