Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Skandali i rrogave, Berisha paralajmëron sherret brenda familjes: “Do të ketë divorce”

23:19 / December 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali 11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar si “megaskandali Ramagate” publikimin e rrogave të qytetarëve.

Më tej Berisha ka theksuar se kjo rrjedhje e informacioneve private do të shkaktojë probleme në bizneset shqiptare por edhe në familje.

Madje sipas Berishës do të ketë edhe divorce.

“Megaskandali Ramagate shënon rrënimin e shtetit shqiptar. Shqipëria sot për mua shëmbëllen një ndërtesë të cilën zotërit e saj vodhën gjithçka të brendshme, u kthye në fund vodhën trarë dhe tjegulla dhe e kanë lënë atë në natyrë. Ky është skandali më i madh në botë kur një shtet të gjithë databazën e tij dixhital e vë në dispozicion të krimit, duke terrorizuar çdo qytetar me këtë akt.

Po marrim rrogat. Rroga dëshmon së pari që ky është thjesht një piramidë e vërtetë ku dominon fund e krye mashtrimi. Nxjerrja e rrogave në shesh mbjell sherrnajën më të madhe në familjet shqiptare. Sepse familjet sot janë realisht me kontributorë si aksionerë, ku anëtarët nuk dëshmojnë se sa marrin por përcaktojnë kuotën që japin, por kjo është shumë e rëndë. Kjo ngjall një sherr të përgjithshëm brenda familjeve.

Kjo ka krijuar një revoltë të përgjithshme. Pas kësaj fillon një sistem shantazhi. Është një akt nga më të papërgjegjshmit që mund të ndodhë ndonjëherë. Është qytetar i dhunuar nga ai që i ka besuar sekretin.

Të gjithë janë punonjës, asnjë nuk e publikon rrogën e tij. Secili e mban atë në privatësi. Kjo u bë sepse Rama donte të zëvendësonte hajdutin ministër dhe Kryeministër me hajdutin universal. Kush e di sa divorce do ketë kjo. Do ketë largim punonjësish nga ndërmarrjet. Psikoza të padiskutueshme.

Kanë nxjerrë rrogat e Shërbimit Informativ Kombëtar. Rrogat e SHISH i kanë nxjerrë përpara këta, ai ka qenë një veprim flagrant për sigurinë e Shqipërisë dhe të NATO, sepse sistemi i SHISH është i lidhur me sistemin e NATO-s dhe nxjerrja e pozicioneve dhe pagesave që u bë para disa kohësh ishte një rrjedhje e rëndë e sigurisë për NATO”, u shpreh ndër të tjera ish-Kryeministri Sali Berisha.

Berisha divorce rrogave skandali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të tjera ndryshime në PS? Rama mbledh sot deputetët dhe ministrat

08:02 / September 3, 2026

Vijojnë ndryshimet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj

15:15 / September 2, 2026

Rama paralajmëron ndryshimin e inspektimeve  pas takimit me ministren Ibrahimaj dhe kryeinspektorin Sulaj: “Gjoba është arma e fundit, jo e para”

13:19 / September 2, 2026

Evis Sala jep dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë

13:03 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.