Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri një deklaratë të fortë pak ditë më parë, i cili tha se nga zbërthimi i telefonit të një personi në kërkim, kanë dalë dy video intime ku protagoniste janë dy vajza të showbiz-it shqiptar.
Në lidhje me këtë çështje pati shumë reagime, madje edhe nga vetë Luana Vjollca, e cila u aludua se ishte një nga vajzat në video, por ajo hodhi poshtë çdo thashethem.
Duke marrë shkas nga videot e fundit, ka reaguar Florjan Binaj, i cili ngriti shqetësimin se figura e shumë vajzave ndodhet në rrezik nga përdorimi i inteligjencës artificiale.
Ai kërkoi që shteti të miratojë një ligj, i cili detyron që videot e krijuara nga inteligjenca artificiale të kenë një shenjë dalluese dhe keqpërdorimi i kësaj teknologjie të dënohet me ligj.
