Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Skandali me arbitrin në ndeshjen Lazio-Milan, presidenti kryeqytetas: Futbolli italian ka marrë fund, duhet ndryshuar sistemi

10:47 / March 2, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 b94d06a38337d0c6b27d35a8ae4d35c9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndeshja mes Lazios dhe Milanit në Olimpico e përfunduar me rezultatin 0-1 në favor të kuqezinjve shkaktoi shumë polemika. Vendasit e mbyllën lojën me tetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Pellegrinit, Marusic dhe Guendozi.

Pas sfidës, presidenti i Lazios u ndal të fliste për mediat ndërsa nuk mundi t’i mbante nervat teksa akuzoi sistemin në Itali se tashmë është tërësisht i pabesueshëm. Lotito shkoi më tej kur theksoi se në ndeshjen mes Lazios dhe Milanit u tejkaluan të gjitha limitet duke pretenduar se klubit të tij iu bë një padrejtësi e madhe.

“Mendoj se duhet të krijohet një organ i ri që të jetë kontrollor i arbitrave, do ta ngrej këtë propozim në mbledhjet e radhës. Kur ndeshja merr këtë ngjyrim atëherë besoj se duhet të krijohet një organ i tretë dhe i pavarur sepse sistemi aktual është i pabesueshëm.

Do të bëjmë gjithçka që ndeshje të këtij lloji të mos përsëriten, sporti njeh meritën dhe ndeshjet duhet të fitohen me meritë. Kështu humbasim vlerat. Po flas unë pasi nuk dua që të keqinterpretohet apo ta pësojnë njerëzit që janë në varësinë time.

Nëse sistemi nuk është i besueshëm atëherë duhet të ndërhyjmë për ta “shëruar” atë. Këto janë episode që përsëriten prej kohësh, pati shumë gabime në ndeshje dhe arbitrat duhet të kuptojnë se çfarë është ekuilibri.

A komunikova me Di Bellon? Unë nuk flas me arbitrat, as nuk e di nga vjen ai. Por, e pashë si arbitroi. Ndaj them që Liga duhet të krijojë një organ të tretë të pavarur sepse nuk ka më garanci. Nuk mund t’i kërkoj asgjë skuadrës sime, ishin tetë vetë në fushë dhe luftuan deri në fund.

Në jetë duhen respektuar disa vlera. Nuk kam asgjë me Sarrin sepse këto rezultate nuk janë për fajin e tij, kjo ndaj Milanit ishte një humbje që erdhi nga të tjera rrethana. Sarri ka besimin tonë dhe nuk ka qenë kurrë në dyshim. Duhet të shohim para, Lazio humbi, por ishte një “vdekje” e paralajmëruar”, tha ai.

sarri tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.