Ka hequr dorë nga apelimi për rastin e kasetave të seksit, Karim Benzema. Sulmuesi francez i Realit, fituesi i La Ligës dhe i Ligës së Kampionëve, favorit për Topin e Artë të radhës, ka bërë të ditur se nuk do të paraqitet në gjyqin para Gjykatës së Apelit të Versajës të planifikuar për më 30 qershor dhe 1 korrik.
Gjithçka ka të bëjë me një ngjarje të vitit 2015, kur Benzema dyshohet se ka bërë presion ndaj Valbuenas, duke e kërcënuar se do të publikonte një kasetë me video seksuale.
