Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Skandali me të dhënat personale, Berisha: Opozita dhe shoqëria të ngrihen në protesta

18:59 / December 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha 1 4 770x430 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha dënon publikimin e të dhënave personale të qytetarëve, që gjatë ditëve të fundit qarkullojnë kartat e identitetit, rrogat dhe së fundmi targat me pronarët e automjeteve.

Në një postim në Facebook, Berisha akuzon qeverinë për nxjerrjen e të dhënave personale. Ish-Kryeministrit thotë se të gjitha informacionet dixhitale të qytetarëve janë tashmë në duart e mafias.

Sali Berisha bën thirrje për protesta lidhur me skandalin e publikimit të të dhënave personale të qytetarëve.

Reagimi në Facebook i Sali Berishës:

Narkoshteti apo shteti terrorist ndaj qytetarëve të tij! Protesta dhe vetëm protesta është shpëtimi i Shqipërisë.

Miq, si në asnjë vend tjetër të botës, demokraci qoftë apo diktature nuk ndodh kjo që ka ndodhur në Shqipëri: Gjithçka në duart e mafias dhe krimit të organizuar.

Në Shqipëri si në asnjë vend të botës të gjitha sistemet dixhitale të narkoshtetit janë në kontroll të plotë të mafias shtetërore të drogës dhe krimit, e cila përdor të dhënat e tyre për terror psikologjik, partiak, politik, financiar, ekonomik, elektoral, banditesk të narkoshtetit dhe bandave të tij ndaj qytetarëve.

Nxjerrja e të gjithë databazës së shtetit, de facto narkoshtetit, pra të të gjitha të dhënave të privatësisë së qytetareve nga kreu i Meduzës Edi Rama dhe banda e tij për të maskuar skandalet monstruoze me aferat e djegsave, arbitrazheve, PPP, koncesioneve, prokurimeve sekrete që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit arrijnë në 8,2 miliardë Euro, përbën aktin më të rëndë dhe me të pashembullt në historinë e një shteti.

Ky proces antikushtetues nisi me angazhimin direkt të Edi Ramës në plaçkitjen e 20 milionë deklaratave në serverin e Tatimeve, dërgimin në selinë e PS në duart patronazhistëve të të dhënave personale të rreth 1 milion shqiptar për terror elektoral dhe vazhdoi me publikimin e rrogave të mbi 600 mijë punonjësve publik dhe privat vendas dhe të huaj të Shqipërisë dhe së fundi publikimi i të gjitha targave të lëshuara në Shqipëri duke bërë kështu objekt sulmesh të qindra mijëra shqiptarëve nga narkoshteti dhe bandat e tij mafioze!

Ky megaskandal i pandodhur kund në botë është një thirrje, një kushtrim për opozitën dhe mbarë shoqërinë shqiptare të ngrihen në protestat më të fuqishme që vendi ka njohur këto 30 vite për përmbysjen sa më parë të regjimit mafioz kriminal të kreut të meduzës Edvin Kristaq Rama dhe narkoshtetit të tij në Shqipëri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revolucioni i Flamingove”, Rama për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Shqipëria nuk shitet! Nuk ndihem i kërcënuar, protestat janë pjesë e demokracisë!

17:59 / September 20, 2026

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

17:39 / September 20, 2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Duhet koordinim shtetëror dhe diplomatik për të ndryshuar vendimin!

16:20 / September 20, 2026

Tragjedi në Dibër, 31-vjeçari mb*tet në lumin Drini i Zi

16:00 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.