Testet e koronavirusit të përdorura në Tanzani u deklaruan si defektoze nga presidenti John Magufuli. Ai tha se nxorën rezultate pozitive në mostrat e marra nga një dhi dhe nga një frutë paw paw.
Magufuli, qeveria e të cilit tashmë ka tërhequr kritika për fshehtësinë në lidhje me shpërthimin e koronavirusit, pranoi se kitet e testeve kanë “gabime teknike”.
Paketat e testimit COVID-19 ishin importuar nga jashtë, tha Magufuli, duke mos dhënë detaje të tjera.
Presidenti tha se ai kishte udhëzuar forcat e sigurisë që të kontrollojnë cilësinë e kutive. Ata kishin marrë rastësisht disa mostra jonjerëzore, nga një shami, një dhi dhe një dele, por u kishin caktuar atyre emra dhe moshën njerëzore.
Këto mostra u dërguan më pas në laboratorin e Tanzanisë për të provuar koronavirusin, me teknikët e laboratorit të lënë qëllimisht në hije për origjinën e tyre.
Kampionë nga fruta dhe dhia rezultuan pozitive për COVID-19, tha presidenti, duke shtuar se kjo do të thoshte që ka të ngjarë që disa njerëz të testoheshin pozitivisht kur në fakt nuk ishin të infektuar nga koronavirusi.
Që nga e diela, Tanzania kishte regjistruar 480 raste të infektuar me COVID-19 dhe 17 vdekje, por ndryshe nga shumica e vendeve të tjera afrikane, ndonjëherë ka ditë të tëra pa ofruar azhurnime.
Magufuli tha gjithashtu se ai po dërgonte një aeroplan për të mbledhur një kurë që promovohej nga presidenti i Madagaskarit. Përzierja bimore nuk ka kaluar ende një test shkencor të njohur ndërkombëtarisht.
Infeksionet dhe vdekjet e COVID-19 të raportuara në të gjithë Afrikën kanë qenë relativisht të ulëta në krahasim me Shtetet e Bashkuara, pjesë të Azisë dhe Evropës. Por Afrika gjithashtu ka nivele jashtëzakonisht të ulëta të testimit, me norma prej vetëm rreth 500 për 1 milion banorë.