Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Skandali në Berat/ Mësuesi “pedofil”: I vendosa dorën në qafë nxënëses, inskenim nga ish-gruaja

14:28 / December 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Engjellush Bregu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka reaguar për herë të parë mësuesi “pedofil” i Beratit, Ëngjëllush Bregu. Ky i fundit u akuzua pas rikthimit në punë në shkollën “22 Tetori” në Berat, por në fakt ai ka prej 4 vitesh që jep mësim.

Për mikrofonin e emisionit “Shqipëria Live”, Ëngjëlli flet në lidhje me akuzat dhe ata që i quan si sulme personale. Ai u shpreh se ka katër vite që është rikthyer në mësimdhënie dhe se nuk ishte “22 Tetori” shkolla e tij e parë.

Deklarata e plotë e mësuesit Ëngjëllush Bregu:

Kisha vetëm katër ditë që jepja mësim te “22 Tetori”, më pritën mirë. Pas ra numri i nxënësve në shkollën ku jepja mësim më parë, u detyruan që dy mësues të dilnin pa punë. Në bazë të portalit nuk arrita që të mbyllja dokumentet për të drejtën e punës. Në 2017 kam hyrë në portal dhe kam pritur. Vendi i punës është hapur më 1 shkurt të 2018.

Kam dorëzuar dosjen me të gjitha dokumentet, dëshminë e penalitetit, vlerësimin e komitetit të prindërve të asaj shkolle, vlerësimin e psikologut. Katër ditë unë u ndjeva një çik ngushtë se nuk kisha lëndën time matematikë-fizikë.

Ka ardhur një gazetare në shkollë, mua s’më ka marrë në intervistë. Nuk më ka marrë njeri në telefon për të më thënë për pezullim nga puna. Në shkollë pritja ka qenë e mirë, përveç drejtoreshës, e cila mendoi se kisha falsifikuar dokumentet.

Kur kanë pyetur nxënësit për mua, një fëmijë nuk di si të veprojë, si është shikimi i çuditshëm. Kam bërë vetëm 1 orë mësimin me secilën klasë, nuk kisha si t’i shihja në mënyrë të çuditshme.

Kam përqafuar një nxënës, mësuesi ka për detyrë të ruaj nxënësit. Çuditem të më vendoset një epitet i tillë “pedofil”, është akuzë shumë e rëndë. Është një inskenim, fakte nuk ka. Një vit para se të ndodhte kjo jam ndarë nga gruaja, kam pasur probleme me të. I vetmi fakt është se i kam hedhur krahun. E vuajta atë dënim. Në ndërgjegjen time jam i pastër se nuk e kam bërë atë gjë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lezhë/ I riu plagoset me armë zjarri, mbërrin me makinë në spital/ Niset drejt Traumës, ende nuk dihen rrethanat

13:24 / September 24, 2026

Ndihmoi Agasin në arrati dhe i dha informacione sekrete, sot masa për ish-kreun e SHISH/ Nis seanca në GJKKO edhe për 2 të tjerët

09:22 / September 24, 2026

U plagos me thikë gjatë një konflikti në Tiranë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

09:15 / September 24, 2026

Aksident në aksin Bulqizë-Martanesh, humb jetën drejtuesi i mjetit

13:43 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.