Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Skandali në Bruksel/ Asambleja e BE-së merr vendimin e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë me dy eurodeputetët

21:38 / January 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
p e p e
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Parlamenti Evropian filloi të hënën një procedurë njëmujore për heqjen e imunitetit të dy ligjvënësve për të mundësuar ndjekjen penale të tyre. Hetuesit belgë duan t’i marrin ata në pyetje për një skandal korrupsioni.

Presidentja e parlamentit, Roberta Metsola gjatë seancës parlamentare të mbajtur në Strasburg tha se Belgjika kishte kërkuar heqjen e imunitetit për italianin, Andrea Cozzolino dhe belgun, Marc Tarabella, të dy nga grupet e qendrës së majtë, socialist dhe demokrat.

Komisioni i parlamentit për çështjet ligjore do të shqyrtojë kërkesat dhe do të bëjë përpjekje të përfundojë punën brenda një muaji për të lejuar parlamentin të votojë në sesionin e tij të ardhshëm që do mbahet në mes të shkurtit.

Zoti Tarabella dhe zoti Cozzolino, përmes avokatëve të tyre, mohojnë keqbërjen dhe thonë se janë të gatshëm të dorëzojnë imunitetin dhe t’u përgjigjen pyetjeve të autoriteteve belge.

Deputetja greke e Parlamentit Evropian Eva Kaili, ish-deputeti italian Pier Antonio Panzeri, së bashku me dy të tjerë janë në paraburgim në Belgjikë me akuza për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me pagesat që dyshohet se u bënë nga Katari.

Katari dhe zonja Kaili kanë mohuar akuzat, ndërsa avokati i zotit Panzer nuk ka pranuar të komentojë.

Partneri i zonjës Kaili, Francesco Giorgi, i cili është gjithashtu në paraburgim, ka pranuar se ka marrë ryshfet dhe ka thënë se dyshonte se zoti Tarabella merrte para nga Katari, sipas një burimi pranë hetimit.

Avokati i zotit Giorgi nuk ka pranuar të komentojë.

Avokati i zotit Tarabella tha se ligjvënësi kishte vizituar Katarin dy herë dhe kishte qenë plotësisht transparent në lidhje me këto udhëtime.

Parlamenti Evropian këtë javë do të zgjedhë një anëtare për të zëvendësuar Eva Kailin si një nga nënkryetaret e tij dhe do të debatojë skandalin, i cili është quajtur “Qatargate”.

Bruksel skandali vendimin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.