Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Skandali në gjykatën administrative të Vlorës, gjyqtarët rrihen me grushte me njëri-tjetrin

15:48 / March 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjykata e Vlores
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Administrative e Vlorës është futur në një ngërç që po pengon punën me proceset gjyqësore për shkak se dy gjyqtarë janë në konflikt mes tyre.

Aq i fortë është ky konflikt sa dy nga tre gjyqtarë që janë aktualisht në Gjykatë, nuk komunikojmë më dhe në rastet kur korridori i gjykatës i detyron të jetë pranë njëri-tjetrit, shpërthejnë në fyerje dhe rrahje me grushta. Këta janë dy gjyqtarët Ken Dhima dhe Bevis Shehaj. I pari akuzon kolegun më të ri si të paaftë për vendimet gjyqësore që jep, ndërsa i dyti ka bërë padi në institucionet më të larta.

Përplasja fizike mes tyre është filmuar nga kamerat e sigurisë së gjykatës administrative të Vlorës dhe video ndodhet ende në serverat e kësaj gjykate. Të kontaktuar nga Top Channel, drejtuesit e gjykatës thonë se videon mund ta marrë vetëm prokuroria nëse ka një hetim për ngjarjen.

Përplasja fizike mes gjyqtarëve, Bevis Shehaj dhe Ken Dhima ka penguar edhe punën e gjykatës. Burime nga gjykata i thanë Top Channel se gjyqtarët që kanë zyrat në të njëjtën ndërtesë dhe fare pranë, kur kanë gjyqe në të cilat duhet të jenë bashkarisht, komunikimin e mbajnë nëpërmjet postës. Edhe pas këtyre incidenteve dhe sjelljeve prej adoleshentësh, gjyqtarët në fjalë vijojnë në të njëjtën situatë pa asnjë masë ndaj tyre. Shkaku i përplasjes janë disa vendime gjyqësore të cilat mesa duket kanë interesa përtej atyre ligjore që për t’u zgjidhur po përdoren edhe grushtet.

Gjyqtari Bevis Shehaj ka dhënë një vendim në vitin 2020 për të përjashtuar si gjyqtar kolegun e tij Ken Dhima nga një çështje gjyqësore për një konflikt pronësie në një pallat të ri në Lushnjë, e më pas Ministria e Drejtësisë ka marrë një ankesë nga pala tjetër në konflikt kundër gjyqtarit Ken Dhima dhe ndaj tij ka hapur një hetim disiplinor. Hetimi është hapur me muajin shkurt dhe gjyqtari bën përgjegjës kolegun e tij Bevis Shehaj./Tch

gjyqtarët rrihen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.