Prej muajsh punonjësit e bashkisë Matit detyrohen të udhëtojnë Burrel-Tiranë e kthim, për të protestuar.
Shumë prej tyre nuk kanë dëshirë të frekuentojnë këto mitingje, por drejtuesit lokal të bashkisë i kërcënojnë me largime nga puna.
Veç kësaj, mjediset e bashkisë Mat, zyrat, Pallati i Sportit, ndërmarrjet janë mjedise ku Partia Demokratike përgatit materialet propogandistike. Sikurse shihni edhe nga kjo video e siguruar nga tirananews.al, Pallati i Sportit “Ferit Hysa” përdoret për të përgatitur parullat, flamujt e mjete të tjera që demokratët i përdorin në protesta. / tirananews.al
Postime te ngjashme
Add A Comment