Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Skandali/ Personi që jep certifikatën e sigurisë për deputetët, ish-oficer i sigurimit

21:28 / May 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ish spiunet 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë mbrojtjes së nismës së ligjit të dekomunistizimit, deputeti i opozitës, Myslim Murrizi ka zbuluar një fakt skandaloz se personi që jep certifikatën e pastërtisë së deputetëve apo dhe pjesëtarëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë pjesë e procesit të vettingut. Bëhet fjalë për punonjës të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

“Janë 71 persona në SHISH që janë ish-punonjës të sigurimi të shtetit,  në DSIK janë 4 prej tyre janë punonjës kyç, një prej tyre lëshon certifikatën e sigurisë për deputetët dhe për të gjithë punonjësit e sistemit të drejtësisë. Është ish-punonjës i Sigurimit të Shtetit. Autoriteti i Dosjeve, kanë punonjësit e kartotekës së tyre pjesëtarë e ish-sigurimit të shtetit”, theksoi Murrizi.

Pra njerëzit që vërtetojnë nëse “X” apo “Y” politikan apo gjyqtar dhe prokuror është ose jo ish-punonjës apo ish-bashkëpunëtor i Sigurimit, kanë qenë dikur pjesë e strukturave famëkeqe të regjimit komunist që kanë persekutuar me mijëra shqiptarë.

Kjo shkaktoi dhe ilaritet dhe batuta mes deputetëve socialistë. “Unë e shoh qeshjen kryetari i komisionit qesh me pseudonimet, e ky është realitet. Unë me 7 propozuesit i kemi kërkuar certifikatën e DSIK-së, besoj se edhe në këtë komision nuk ka njerëz me të kaluar të dyshimtë.  Janë 156 mijë bashkëpunëtor ë të sigurimit të shtetit, që nga viti 1945 deri në 1991. Më vjen për të vjellë kur shoh ditët e fundit në emër të Aleancave të ndryshme ish-bashkëpunëtor të ish-sigurimit të shtetit, ordiner që kanë denoncuar deri vëllanë e tyre,kur bëjnë thirrje për bashkëpunim, pra këta s’duhet të na futen në shtëpinë tonë me anë të valëve të TV, duke dalë si gardianë për mbrojtjen e demokracisë dhe shpëtimtarë”, tha Murrizi.

klasifikuar sigurimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.