Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Skandaloze, shikoni se si kërcënohet arbitri kur bën VAR, gazetari Artan Hoxha: Presion edhe kapitenit Ibraimi

23:39 / September 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tifozet ibraimi1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Minutat e fundit kaotikë në mbyllje të ndeshjes mes Dinamos dhe Laçit, kanë sjellë edhe një ngjarje skandaloze në “Elbasan Arena”. Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet e filmuara nga tribuna e stadiumit, ku në momentin e VAR-it për golin e Roganoviç, gjyqtari ishte nën presionin e tifozëve kurbinas për të dhënë një vendim në favor të skuadrës së tyre.

Në video shihen tifozë teksa fyejnë e kërcënojnë gjyqtarin, ndërsa bëjnë të njëjtën gjë edhe me kapitenin e Dinamos, Agim Ibraimi, i cili kërkonte shpjegime në ato momente përreth vendimit të kryesorit për gjuajtjen e Roganoviç.

POSTIMI I ARTAN HOXHËS

VAR-I në kushtet e Superliges shqiptare.

Gjate ndeshjes Dinamo vs Laçi, ne momentin e golit te barazimit te Laçit, VAR dyshon për pozicion jashtë loje, dhe i kërkon kryesorit të shikojë vetë pamjet.

Arbitri pasi u “konsultua” me “ekspertët”, e pa të udhës të kthehej shëndoshë e mirë si kokrra e mollës në shtëpi…

Në fund të fundit një gol është edhe pse Dinamo me protokoll është skuadër pritëse…

Nuk po them për lojtarët dhe stafin e Dinamos, që i kërcënuan me çfarë u përmban pragu.

Kompania e sigurisë që për koincidencë qëlloi që është ajo e FSHF-së, as nuk u shqetësua fare se si kërcënohej kapiteni i Dinamos, Ibraimi, para të afërmve të vet.

Si fillim nuk është keq, gjyqtari dhe stafi i Dinamos shpëtuan vetëm me një “paralajmërim”, por herën tjetër këta tipat, fare mund të kapërcejnë gardhin dhe t’i fusin një plumb ekranit të VAR-it…..

https://player.boostplatforms.com/video?id=1631912308549

Gjyqtari Kercenohet skandaloze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.