Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Skeda/ Kush është Gentjan Bejtja, ish-polici në vrasjen e komisar Lamajt

19:29 / January 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bejtja11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gentian Bejtja i plagosur këtë mesditë në Nikël është personi që së bashku me Enver Stafukën vodhën veturën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013. Por po ashtu Bejtja, një ish- polic i burgut të Fushë- Krujës, është i njohur për policinë për precedentë penalë në në krimet ndaj pronës.
 
Gentian Bejtja, 35 vjeçari nga fshati Larushk i Fushë- Krujës i i cili u plagos mesditën e kësaj të hëne as një shpërthimi eksplozivi, është person mjaft i njohur për policinë. Bejtja u bë i njohur me 26 shkurt të vitit 2013, një ditë pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, në rrugën “Petro Korçari”, fare pranë banesës së tij. Ai së bashku me Enver Stafukën, u arrestuan nga policia, të dyshuar për vjedhjen e veturës BMË, e përdorur në vrasjen e kryekomisar Lamajt.

Automjeti i ishte vjedhur një ditë para vrajes në rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës dhe pas krimit, autorët e vrasjes e dogjën pranë Domjes në Tiranë.

Fillimisht Bejtja u arrestua dhe u hetua nga prokuroria e Krimeve të Rënda, por më pas ai u la i lirë nga Gjykata e Durrësit e cila e ndyshoi masën e sigurisë dy herë. Në një rast kur policia shkoi të ndalonte atë me vendim të gjykatës, atij iu gjet në banesë një snajper pa leje. Pas procesit gjyqësor në Durrës, gjykata e shpalli atë pafajshëm për akuzën e vjedhjes së automjetit të përdorur në vrasjen e kryekomisar Lamajt.

Po ashtu edhe Stafuka i dyshuar si bashëkpunëtor i tij, u shpall i pafajshëm. Bejtja sipas policisë është i njohur si person me precedentë të rëndë penalë, kryesisht për krime kundër pronës dhe personit. Bejtjaj njihet si ish- efektiv i policisë së burgjeve por i larguar nga rradhët e saj shumë vite më parë. Ndërkaq ndësa Bejtja është arrestuar dhe dënuar disa herë për krime të ndryshme, nuk dihet fati i mikut të tij, Enver Stafuka.

Edhe ky i fundit ka qenë i njohur nga policia për elementë të rëndë penalë, por se në mars të vitit 2015, ai u rrëmbye nga persona ende të panjohur pranë banesës së tij. Që prej asaj kohe nuk dihet vendodhja e tij. Stafuka, ishte një nga miqtë më të afërt të Durim Bamit, një nga personat e arrestuar dhe të hetuar në çështjen Doshi, lidhur me antetatin e supozuar ndaj deputetit të larguar tashmë nga Partia Socialiste. 

gentjan bejtja komisar Polici
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.