Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Skema e re piramidale! Zbulohet në Shqipëri nga një bankë në Holandë

20:08 / April 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1543473023 dollare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Holanda ka njoftuar autoritetet shqiptare se ka dyshime se disa shtetas janë përfshire në skemën Ponzi, thënë ndryshe skemat piramidale.

Për këtë arsye ky vend ka kthyer pas disa fonde që i përkasin një shtetasi, nën dyshimet se janë para që janë të ardhura nga skemat mashtruese.

Siç bëjnë me dije burimet e sigurta pranë drejtorisë së parandalimit e pastrimit të parave, pak ditë më parë është lëshuar një urdhër bllokimi i përkohshëm i llogarive nën emrin e shtetases B.B. 31 vjeçe. Por së bashku me të, zbulohet edhe emri i bashkëpunëtorit të saj, shtetasit Vaid Tarja i hetuar në qytetin e Elbasanit për mashtrim tatimor dhe përvetësimin e 3.7 milionë dollarëve.

Teksa apeli e ka shpallur fajtor dhe dënuar me 3 vite burgim 40-vjeçarin, së bashku me një person të tretë, të dyshuarit rezultojnë në marrëdhënie të dyshimtë dhe të paqartë ekonomike. Tarja, që sipas prokurorisë më herët ka administruar 3 kompani në fushën e minerareve dhe te mbledhjes së inerteve, është zbuluar pasi ka dërguar transferta nga Holanda duke i përshkruar si borxh.

Por në datën 29 mars 2022, banka dërguese në Hollandë ka kërkuar kthimin mbrapsht me nënshkrimin se këto shuma e kanë origjinën nga një skemë mashtrimi Ponzi.

Aktualisht, Tarja është nën hetim edhe për pastrim parash.

Banka dërguese e fondeve sipas burimeve të Top Channel, sinjalizon mbi rolin e këtyre personave. Për secilin prej tyre përshkruhet aktiviteti që nga kazinotë deri te mirëmbajtja e rrjeteve sociale dhe siç bëhet me dije paraprakisht qëllimi real i këtyre transaksioneve mund të jetë injektim i fondeve në vend.

piramidale skema zbulohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.