Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Skemë e re për bujqësinë, ministrja Denaj: Hiqet subvencioni për grurin, s’ka më naftë falas

17:04 / March 26, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bujqesi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Bujqësisë ka prezantuar në Lushnje skemen e mbështetjes kombëtare për vitin 2024. Gjatë një takimi me fermeret, Denaj tha se janë 8 kategori, ku përfshihet blegtoria, bujqësia dhe bletaria, ndërsa nuk do të shpërndahet më nafte falas, por ndihmë financiare në llogaritë bankare të fermereve përfitues.

“Subvencioni është për të gjithë, si për fermeret që bashkohen si për ata që nuk bashkohen në nje shoqëri, diskutimi i sotëm është kush merr më shumë? Ne po sqarojmë se për një sipërfaqe 1 hektarë nëse bashkohen 3-4 anëtarë do të marrin maksimumin. Nëse nuk arrijmë dot të formojmë shoqëri, do të shpërndajmë gjithë shumën në mënyrë proporcionale. Në total skema mbështetëse per bujqësinë shkon në 55 milionë USD”, tha ministrja Denaj.

Edhe në Lezhë, gjatë takimit me fermerët u bë e ditur se përfitimet këtë vit do t’i kenë në para dhe jo naftë. Sipas kësaj skeme, fermerët që kanë më pak se një hektarë tokë apo dhe blegtorë me më pak dhe dhjetë lopë duhet të bashkohen në ‘shoqëri bujqësore’ pasi në të kundërt nuk përfitojnë.

Ndryshe nga viti i kaluar është hequr gruri nga subvencioni, por janë shtuar kategori të tjera siç janë bimët medicinale.

denaj Ministrja e Bujqësisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.