“Ndonjëherë dita nis kështu për Galaksian dhe Karpetën, kuptohet…”, është ky statusi që aktori Igli Zarka shoqëron foton hot me pullë të kuqe, ndërsa është duke shkëmbyer intimitet me Olta Dakun në skenë teatri.
Dy protagonistët e dramës së Howard Barke, me regji të Rovena Lules, ka realizuar vërtet skena me pullë të kuqe në “arTurbina”, duke e ftuar publikun t’i ndjekë, por me një njoftim: “Kujdes! Shfaqja nuk është e përshtatshme për moshat nën 16 vjeç!”
Ndërkohë aktori Zarka, i cili shihet në skena intime me Olta Dakun, një tjetër skenë të nxehtë e përshkruan kështu: “‘Galaksia’ (skena nga një ekzekutim). Në art asgjë nuk është ashtu si duket, por mund të pretendosh për gjithçka. Piktura nuk është e pavarur, edhe nëse artisti është i pavarur. Piktura është e prekshme, edhe kur piktori ka humbur…”.