Nga 1 janari 2019 asnjë qepen i basteve sportive nuk u hap.
Lidhur me këtë kryeministri Edi Rama vazhdimisht i bën jehonë, duke ndarë në rrjetet sociale postime të ndryshme, me mesazhe të caktuara për mbylljen e lojrave të fatit.
Ndërsa pak minuta më parë kreu i qeverisë ka publikuar një video, e cila është kthyer tashmë në virale në rrjet. Teksti i këngës së Flori Mumajesit “Plas” është përshtatur për mbylljen e basteve.
“Pa koment”, shkruan Rama në përshkrimin e videos.