Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Skenat e dhunës në Kongres, reagon e revoltuar Angela Merkel: U acarova dhe u trishtova kur pashë…

12:00 / January 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trump merkel
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas dhunës dhe kaosit që u përfshi kongresi amerikan një ditë më parë, ku mbetën katër viktima dhe disa të plagosur, ka ardhur reagim i fortë i kancelares gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja ka shprehur tronditjen e saj për këtë situatë të pazakontë dhe i ka bërë thirrje Trump që të pranojë humbjen.

Merkel thotë se në demokraci ka fitues dhe humbës, teksa ka shprehur keqardhje që “Trump nuk e ka pranuar akoma humbjen”.

“Imazhet më acaruan dhe trishtuan. Në demokraci ka fitues dhe humbës. Me vjen shumë keq që Trump ende nuk e ka pranuar humbjen. Ndjekja e dyshimit për rezultatin i bëri të mundura trazirat natën e kaluar. Rikthimi i Kongresit në punë është një shenjë shprese. Certifikimi do të thotë që SH.B.A. mund të hapë një kapitull të ri të demokracisë së saj brenda 2 javësh”, tha Merkel.

Një ditë e dhunës dhe e kaosit në Kongresin amerikan e la Amerikën të lëkundur, ndërsa politikanët në të gjithë botën të tronditur dhe të shqetësuar.

Në një skenë të paparë në historinë moderne të SHBA-së, mbështetës të presidentit në largim, Donald Trump, sulmuan dhunshëm ndërtesën e Kongresit, në përpjekje për të zhbërë fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

Seanca për konfirmimin e Bidenit u ndërpre dhe ligjvënësit u evakuuan.

Garda Kombëtare u mobilizua për t’iu ofruar mbështetje zyrtarëve federalë të zbatimit të ligjit.

Kur ligjvënësit iu rikthyen seancës, qindra mbështetës të Trumpit ishin ende në rrugët e Uashingtonit, përkundër pranisë së madhe të policisë dhe shtetrrethimit të shpallur nga ora 6 e pasdites.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë/ Dhjetëra mijëra protestues në mbështetje të Ceutës dhe kundër Sanchez

08:04 / September 3, 2026

Të tjera ndryshime në PS? Rama mbledh sot deputetët dhe ministrat

08:02 / September 3, 2026

Tre stuhi njëra pas tjetrës në Paqësor, El Niño rrit rrezikun për një sezon ekstrem

07:59 / September 3, 2026

Dështimi për zgjedhjen e presidentit, Kurti dhe Abdixhiku mbyllin takimin!

19:20 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.